Werder Bremeni ka arritur ta barazojë
rezultatin në ndeshjen kundër Bayer
Leverkusenit, e cila po zhvillohet për momentin në stadiumin e
Leverkusenit, në kuadër të xhiros së nëntë të Bundesligës.
Në
minutën e 40-të të ndeshjes, sulmuesi
kosovar Milot
Rashica e barazoi
rezultatin në 1:1, pasi që goditja e tij nga largësia u devijua dhe përfundoi në portë.
Shtuar më 26/10/2019,
ora 19:21