Spikerja ia plas së qarit në studio teksa jepte lajmet
Lufta është duke vijuar e ashpër në Nagorno Karabakh, ku Azerbajxhani po fiton terren nga dita në ditë duke marrë nën kontroll një numër të madh fshatrash dhe qytetesh në rajon.

Presidenti azer Ilham Aliyev publikon çdo ditë qytetet dhe fshatrat e rimarra nën kontroll, ndërsa një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në njërin prej televizioneve të vendit.

Ndërkohë që raportonte, spikerja fillon të qajë kur thekson se edhe qyteti i saj i origjinës ishte rimarrë prej armenëve.

Bëhet fjalë për qytetin jugor të Nagorno Karabakh, i cili quhet Zengilan. Qyteti u mor gjatë ditës së djeshme nën kontroll nga azerët. /albeu.com
Shtuar më 22/10/2020, ora 17:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori