Sportisti serb sulmohet nga tifozët kroatë dhe hidhet në det nga frika (VIDEO)
Lojtarët serbë të ekipit të Crvena Zvezdas u sulmuan sot pasdite në Split të Kroacisë, përderisa ishin ulur në një kafe me fanellat e klubit të tyre.

Disa të rinj shkuan drejt tyre dhe filluan t’i sulmonin. Tre lojtarë nga skuadra e klubit serb u arratisën, njëri prej tyre duke u gjuajtur në det.

Këta janë lojtarët e Crvena Zvezdascilët pritej të ndesheshin sot kundër Mornarit të Kroacisë, në sportin “Water polo”, mirëpo ata u kthyen në Boegrad menjëherë pas këtij incidenti.

Në orën 13:40, policia kroate u njoftua për këtë sulm dhe tani ata janë duke i kërkuar pesë kroatët të cilët e shkaktuan këtë incident. Njëri prej tyre mbeti i lënduar dhe atij i ishte ofruar ndihmë mjekësore, të cilën nuk e pranoi.

Mediat serbe raportojnë se lojtari i cili u gjuajt në deti ishte portieri Aleksander Krajl dhe ai doli nga uji vetëm në atë moment kur erdhi policia.

Autoritet përgjegjëse në Kroaci kanë bërë të ditur se personat që e kishin shkaktuar këtë incident ishin të armatosur me thika dhe shkopinj të ndyrshëm druri. /albeu.com/
Shtuar më 09/02/2019, ora 21:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori