Starton Eredivisie, Ajax e nis me fitore (VIDEO)
Startoi dje në mbrëmje edicioni i 58 i Eredevise, me 17 skuadra të gatshme për të ulur nga froni Ajax, kampionin e Hollandës sezonin e kaluar. Tradita e do që shiritin e inagurimit për sezonin e ri ta presë pikërisht kampioni në fuqi, dhe sipas kalendarit të hedhur Ajax ishte ai që ngriti siparin ndaj Rodas.

Skuadra nga Amsterdami tregoi se i kishte një kafshatë të lehtë verdhezinjtë nga Kerkrade, aq sa ju deshën vetëm nëntë minuta lojë për të gjetur golin e avantazhit me Ricardo Van Rhijn. Ndërsa në minutën e 30-të, Sim De Jong coi shifrat në 2-0. Roda pati mundësinë të shkurtonte diferencën në minutën e 69-të nga pika e bardhë por Wiljan Pluim e dërgoi topin mbi traversë.

Në minutat e mbetura, Ajaksi mundi të shënojë dhe golin e 3-të me Fisher duke e nisur kështu me fitore mbrojtjen e titullit.

Shorti i javës së parë ka evituar përplasjet e mëdha, apo sfidat e traditës. Një nga ndeshejt më interesante pritet të jetë ajo ndërmjet Ado Den Haag dhe PSV Eindhoven, ekip që kërkon të thyejë hegjemoninë e Ajax. Nënkampionët tashmë janë nën drejtimin e një idhulli në "Philips Stadium", pasi Philip Cocu ka trashëguar stolin pas largimit të Deick Advocaat, të cilit i përfundoi kontrata në muajin qershor. /albeu.com/
Shtuar më 03/08/2013, ora 10:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori