Liverpool e nis me fitore (VIDEO)
Pëlqej
Liverpool e nis me këmbë të mbarë sezonin e ri në Premier League. Nënkampionët e Anglisë kanë fituar ndeshjen hapëse përballë Southampton me rezultatin 2-1.

Ndeshja e zhvilluar në "Anfield Road" u zhbllokua në minutën e 23 falë golit të Raheem Sterling, gol që vendosi edhe rezultatin e pjesës së parë.

Me fillimin e 45 minutave të dyta miqtë e kërkuan më shumë golin duke e gjetur në minutën e 56 me autor Clyne. Por "The Reds" nuk u dorëzuan dhe e kërkuan golin e fitores gjatë gjithë minutave të mbetura duke e gjetur atë në minutën e 79 me autor Daniel Sturridge.

Pas Arsenal dhe Tottenham edhe Liverpool e nis sezonin me fitore duke vendosur kandidaturën e tij në luftën për titull. /albeu.com/
Shtuar më 17/08/2014, ora 16:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori