Strakosha: Kur isha i vogël kisha ëndërr të bëhesha portieri më i fortë në botë
Pëlqej
Thomas Strakosha mbush sot 23 vjeç dhe klubi i Lazio-s i ka përgatitur shqiptarit një video-mesazh ku vetë futbollisti rrëfehet në shqip.

Strakosha i cili është shndërruar në numrin 1 të portës së Lazio-s rrëfen për hapat e para në karrierën e tij, ku në çdo moment ka patur mbështetjen e babait, Foto Strakoshës, si edhe të gjithë familjes.

Video mesazhi nis me një telefonatë nga i ati, Foto, i cili thotë: “Biri i babit, që të rrëzohesh në atë profesion, nuk është dobësi, por është shtytje që të ngrihesh akoma më i fortë.”- citati i Foto Strakoshës për të birin e tij, Thomas.

“Që kur isha i vogël, kisha ëndërr të bëhesha portieri më i fortë në botë. Jetoja vetëm për futbollin. Stërvitesha 3 herë në ditë, për të bërë ëndrrën time realitet. Jam lindur dhe kam jetuar vetëm me një hero në jetën time, dhe ai është babai im, idhulli im, Fotaq Strakosha.”

“Mua më quajnë Tomas Strakosha dhe kjo është historia ime. Kisha kuptuar që në fillim se do ishte e vështirë të ikja vetë nga shtëpia, por e dija se do ishte për ëndrrën time. Kur shumë njerëz nuk kishin besim tek unë, mua më duhej vetëm besimi i familjes, dhe besimi që kishte treguar trajneri Inzagi dhe drejtori Tare. Fanella me numrin 1 është diccka më shumë. Gjithmonë mbaja mend se portieri ishte i pari që pagonte gabimin, por edhe fundit që dorëzohet nga ndeshja. Portieri ka gjithmonë një detyrim. Të veprojë apo jo, por shumë shpejt. Pozicion i keq, ai i portierit? Ndoshta. Por, a e keni provuar ndonjëherë?” – mbyll rrëfimin e tij Strakosha.
Shtuar më 19/03/2018, ora 23:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori