Strakosha për penalltinë e pritur: I studioj sulmuesit kundërshtar (VIDEO)
Thomas Strakosha ndihmoi Lazion e tij dje teksa i priti një penallti sulmuesit De Paul në fitoren që ekipi i Lazios arriti ndaj Udineses.

"Para çdo ndeshje i studiojë sulmuesit kundërshtarë. Për fat të mirë sot arrita ta presë penalltinë e De Paul".

"Udinese ka një skuadër të mirë, por treguam se e merituam fitoren. Falë zotit penalltia u prit dhe jemi të qetë”, u shpreh Strakosha.
Shqiptari ka thënë se ai dhe bashkëlojtarët e tij ëndërrojnë kualifikimin për në Ligën e Kampionëve.

"Objektivat i kemi të qarta nga fillimi i sezonit dhe ëndërrojmë të shkojmë në Ligën e Kampionëve. Tani le të mendojmë vetëm për t’i fituar ndeshjet me radhë”, tha Strakosha që krejt në fund pati dy fjalë edhe për teknikun e ri të Kombëtares së Shqipërisë, Edy Reja.

"Reja te Shqipëria? I uroj fat. Do të shihemi së shpejti", u shpreh Strakosha duke qeshur.

Shtuar më 18/04/2019, ora 17:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori