"Stuhi Portokalli", Holanda përmbys Meksikën në minutat e fundit (VIDEO)
Holanda bën mrekullinë në "Estadio Castelao" të Fortalezas. Edhe pse ishin në disavantazh të një goli deri në minutën e 88 "Tulipanët" përmbysën Meksikën në vetëm 5 minuta falë golave të Sneijder dhe Huntelaar.

Pjesa e parë ishe e varfër në raste për të dy ekipet, me një rast të dyshimtë ku Arjen Robben pretendoi 11-metërsh por portugezi Pedro Proença e cilësoi gjithçka të rregullt.

Por 45 minutat nisën krejt ndryshe pasi në minutën e 48 Meksika gjeti golin e avantazhit me anë të supergolit të Giovani Dos Santos.

minutat e mbetura skuadra e Louis Van Gaal u hodh e gjitha në sulm në kërkim të golit të barazimit, të cilin e gjeti në minutën e 87 me anë të Wesley Sneijder.

Kur të gjithë kujtuan se ndeshja do të shkonte në shtesë Pedro Proença e konsideroi të gabuar ndërhyrjen e Marquez ndaj Robben dhe akordoi penallti në minutën e 92, e cila u shndërrua në gol nga Huntelaar.

Holanda ndeshet në çerekfinale me fituesin e çiftit Kosta Rikë-Greqi. /albeu.com/
Shtuar më 29/06/2014, ora 19:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori