Stuttgarti "poker" Bayernit, bavarezët e mbyllin me humbje sezonin (VIDEO)
Stuttgarti ka shpartalluar sot Bayern Munich me rezultatin e përgjitshëm 1-4 në "Allianz Arena", ndeshja e fundit për këtë sezon futbollistik në Bundesligë.

Miqtë arrijnë të shënojnë që në minutën e 5'-të me Ginczek, por Bayerni reagon pas 16 minuta lojë me anë të Tolissos.

Tre minuta para përfundimit të pjesës së parë, Stuttgarti ktheu epërsinë me Donis.

Stuttgart shënoi edhe dy gola të tjerë me Akolos (52') dhe Ginczek (55')

Bayern e mbyll sezonin në Bundesligë si kampion me 84 pikë, 27 fitore, 3 barazime dhe 4 humbje, ndërsa Stuttgarti e mbyll në vendin e shtatë me 51 pikë. /albeu.com/
Shtuar më 12/05/2018, ora 17:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori