Suarez e tepron, kërkon penallti pasi portieri priti me dorë topin (VIDEO)


Uruguai i rrëmbeu vendin e parë në grup kampionëve të Kilit, duke i mposhtur 1-0. Goli u shënua nga Edinson Cavani, por rasti i minutës së 23-të i Luis Suarez po bën xhiron e internetit.

Sulmuesi i Barcelonës doli i vetëm me portierin, i cili arriti të reagojë mirë duke e pritur topin me duar.

Këtu ndodh çudia… Suarez drejtohet nga arbitri dhe i bën me shenjë për prekje të topit me dorë, duke kërkuar 11-metërsh.
http://www.albeu.com/vPanel/index.php?vmod=lajme&veprimi=shto
Megjithatë, Suarez e kuptoi se po gabonte brenda pak sekondave dhe i vendos duart në kokë sikur nuk kishte ndodhur asgjë.
Shtuar më 25/06/2019, ora 13:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori