Sukaj gol në Champions-in e Azisë (VIDEO)
Xhevahir Sukaj bëhet protagonist absolute në Champions League-n aziatike. Sulmuesi shqiptar ka shënuar një prej rrjetave në fitoren 3-0 që Sepahan regjistroi në fushën e Al Nasr, duke ndihmuar skuadrën e tij të kualifikohej në 1/8 e aktivitetit më prestigjioz për klube në kontinentin aziatik. Ndërkohë, në minutën e 50-të, ai është bërë edhe protagonist i një episodi mjaft të diskutueshëm në fushë.

Në mungesë të super-yllit të skuadrës, italianit Luka Toni, Sukaj është aktivizuar si titular nga trajneri Kranjçar dhe 24-vjeçari nuk ka zhgënjyer. Sepahan kaloi në avantazh në minutën e 44-rt me Bruno Korrean, ndërsa në startin e fraksionit të dytë të lojës, erdhi momenti i diskutueshëm.

Kur kronometri tregonte 50 minuta lojë, pas kthimit të topit në shenjë “fair-play”, lojtarët e Al Nasr janë treguar pasivë dhe Sukaj ndoqi aksionin duke fituar një 11-metërsh mes polemikave. Reagimi I portierit të skuadrës nga Emiratet e Bashkuara Arabe ka qenë I ekzagjeruar dhe për gjestin e tij ndaj shqiptarit, “gardiani” Mosa Ali u largua nga fusha me karton të kuq.

Por, stafi teknik kërkoi që penalltia të mos shndërrohej në gol dhe nga pika e bardhë, Ebrahimi nuk ka shënuar, duke e dorëzuar sferën. Sukaj u hakmorr për atë që ndodhi në të 69-tën, duke e dërguar topin në rrjetë dhe mbyllur virtualisht takimin. Ndërkohë, goli I tretë për Sepahanin, që është edhe fare pranë titullit kampion në Iran, erdhi në të 77-tën nga zëvendësuesi Salehi.

Në këtë mënyrë Sepahani fiton 3-0 dhe kualifikohet më tej, ndërsa për Al Nasr të drejtuar nga Valter Zenga mbeti vetëm zhgjënjimi për një mbrëmje negative. /albeu.com/
Shtuar më 02/05/2012, ora 14:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori