Sulmuesi shqiptar gjen rrugën e rrjetës me ekipin grek (VIDEO)
Fiorin Durmishaj po tregon një formë të jashtëzakonshme. Vlonjati i Panionios ka arritur të shënojë në takimin me PAOK-un.

Sfida është e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Greqisë dhe ka përfunduar 2-1 ku shqiptari arriti të shënonte golin e barazimit.

Kujtojmë se sulmuesi eliminoi PAS Janinën me 2 gola një fazë më parë.

Durmishaj është në orbitën e Panuccit dhe u ftua nga tekniku i kombëtares sonë për takimet ndaj Skocisë dhe Uellsit, por nuk mundi të ishte i pranishëm për shkak të shërbimit ushtrak që po kryente në Greqi, gjë që nuk e lejonte të kalonte kufirin. /albeu.com/
Shtuar më 06/02/2019, ora 19:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori