Super Arsenali, mposht Evertonin e Ancelottit (VIDEO)
Arsenali ka mposhtur 3-2 Evertonin.

Miqtë e drejtuar nga Ancelotti arrijnë të gjejnë golin e avantazhit pas vetëm gjysmë minute lojë kur Calvert Lewin shënoi një gol të mrekullueshëm.

Por Arsenali arriti të reagonte nga mesi i pjesës së parë dhe përmbysi në pesë minuta me Nkietah dhe Aubameyang.

Richarlison ka barazuar rezultatin në minutën e katërt shtesë ndaj Topçinjve me një tjetër goditje standardefutet në zonën e Arsenalit, mbase pika më e dobët e tyre.

Pas pushimit Aubameyang rikthen avantazhin dhe rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund.

Një fitore e madhe për Arsenalin që parakalon Evertonin në renditje dhe njitet në vend të 9-të.

Shtuar më 23/02/2020, ora 19:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori