Lazio është
kualifikuar në çerekfinalet e Kupës së Italisë falë një goli në
minutën e 90-të të Vedat
Muriqit.
Bardhekaltrit kanë mundur 2-1 Parma-n në Olimpico dhe do të përballen në çerekfinale me Atalanta-n.
Parolo ka zhbllokuar ndeshjen në favor të vendasve në
minutën e 23-të me një goditje të saktë me kokë pas një asisti të bukur të Pereira-s.
Verdheblutë kanë barazuar në
minutën e 83-të me Mihaila, por goditja e mrekullueshme me kokë e
Muriqit në
minutën e fundit ka shuar shpresat e miqve dhe ka
kualifikuar ekipin e Inzaghi-t.
Shtuar më 21/01/2021,
ora 23:22