Valon Berisha ka shkëlqyer sonte duke shënuar dy gola në fitoren e madhe të Salzburgut kundër
Borussia Dortmundit në “Signal Iduna Park”, ndeshje e vlefshme për ndeshjen e parë të 1/8 të UEFA Europa League.
Salzburgu ka marrë një fitore të rëndësishme në Eruopa League në ndeshjen e parë kundër
Borussia Dortmundit, duke triumfuar 1-2.
Dy golat për mysafirët i shënoi mesfushori kosovar,
Valon Berisha në minutat 48'-të dhe 56'-të.
Vendasit arritën të shënojnë golin që i mban në lojë në minutën e 62'-të me Andre Schurrlen.
Sfida e kthimit zhvillohet javën e ardhshme në “Red Bull Arena”. /albeu.com/
Shtuar më 08/03/2018,
ora 20:55