Supergol nga 25 metra, predha e mesfushorit shqiptar zgjidhet goli i muajit (VIDEO)
Goli i lojtarit me origjinë shqiptare, Bastien Toma i cili aktivizohet te skuadra e Sion në Zvicër është cilësuar si goli më i bukur i muajit.

Sion ka fituar ndeshjen kundër Thunit më rezultatin 2 me 1 dhe goli i mesfushorit 19-vjeçar, i cili përfaqëson ngjyrat e Zvicrës U-21. Ishte minuta e 82' kur pas një pasimi të marr nga bashkëlojtari i tij, nuk ka menduar dy herë dhe ka lëshuar “predhën” e tij, duke e çuar topin në trekëndëshin e portës.

Ndeshja dukej se do të përfundonte në barazim 1-1, pas golit të shënuar nga një tjetër lojtar me origjinë shqiptare Pajtim Kasami i cili aktivizohet për Sionin gjithashtu.
Shtuar më 17/12/2018, ora 17:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori