Supergoli i Sneijder çmend turqit (VIDEO)
Wesley Sneijder
Më në fund erdhi edhe goli i parë për Wesley Sneijder me fanellën e Galatasaray. Në fitoren e djeshme kundër Orduspor hollandezi shënoi një supergol duke çuar në këmbë "Turk Telekom Arena".

Skuadra e Fatih Terim e mbylli pjesën e parë në disavantazh të dy golave por në minutën e 58 ish interisti rihapi ndeshjen me një gol spektakolar i ardhur nga një aksion po aq spektakolar.

Më pas dy gola të Burak Yilmaz dhe një i Selçuk Inan vulosën rezultatin 4-2 dhe i dhanë Galatasaray 3 pikë që e mbajnë ende në krye 6 pikë më shumë se rivalët e Fenerbahçe. /albeu.com/
Shtuar më 26/02/2013, ora 09:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori