Takimi i veçantë prej Koronavirusit, ja si takohen Klopp dhe Simeone (VIDEO)
Masat që po ndërmerren për mos përhapjen e Koronavirusit janë tejet të rëndësishme dhe duhen zbatuar nga të gjithë.

Edhe futbolli iu është nënshtruar këtyre masave teksa këshillohet që futbollistët, stafet teknike dhe trajnerët të mos takojnë duart me njëri-tjetrin si përpara.

Kjo edhe si një mesazh sensibilizimi për njerëzit që i ndjekin nga televizioni. Kështu, ka nisur të aplikohet edhe një mënyrë e re takimi, teksa në vend të dhënies së dorës, mund të takosh krahët.

Këtë formë ka dashur ta aplikojë edhe Jurgen Klop në fillimin e ndeshjes me Atletiko Madrid, por që diçka e tillë ishte harruar nga kolegu i tij Diego Simeone. Megjithatë, argjentinasi e kapi shpejt situatën dhe ia doli të takohej në mënyrën e re, duke e përcjellë situatën me shumë humor.
Shtuar më 11/03/2020, ora 22:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori