Talenti norvegjez zgjedh Real Madrid-in (VIDEO)
Martin Odegaard ka zgjedhur Real Madrid. Një nga talentet më të mëdhenj që ka prodhuar futbolli norvegjez, pasi udhëtoi në të gjithë Europën duke kaluar periudha të shkrutra prove me skuadrat më të mëdha të kontinentit, ka vendosur që karrierën si profesionist ta vijojë në kryeqytetin spanjoll.

Në Norvegji e bëjnë të sigurtë nënshkrimin e 16-vjeçarit me "Los Blancos", madje mediat e vendit nordik shkruajnë që djaloshi i artë tashmë ndodhet në Madrid, i shoqëruar nga babai i tij Hans Erik dhe menaxheri Tore Pedersen, me synimin e vetëm për të hedhur të zezën mbi të bardhë.

Mësohet gjithashtu se Reali i ka bërë dhuratë një bluzë me numrin 16.

Firma me klubin më të titulluar në Spanjë u jep fund spekulimeve për të ardhmen e Odegaard, për shërbimet e të cilit ishin interesuar gjithashtu Liverpool, Barcelona, Bayern Munchen. /albeu.com/
Shtuar më 07/01/2015, ora 11:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori