Talenti shqiptar te Juventusi (VIDEO)
Gjigandi italian Juventus ka bërë një investim të zgjuar për të ardhmen e skuadrës. Bardhezinjtë kanë siguruar shërbimet e talentit shqiptar Rej Manaj, shkruan portali italian "Calciomercato.com".

Sipas këtij portali, Juventus ka derdhur plot 12 milionë euro në arkat e klubit të Lega Pro, Cremonese, për sulmuesin shqiptar.

"Zonja e Vjetër" mposht kështu konkurrencën e Interit, Romes, Palermos e disa ekipeve tjera për yllin e Shpresave kuqezi.

Manaj është i datëlindjes 1997 dhe më herët ka qënë pjesë e Sampdorias. /albeu.com/

Shtuar më 20/04/2015, ora 14:18
kadri hazbiu
e Hënë 20 Prill 2015, Ora 14:39
2 milione euro *
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori