Tenisti serb triumfon në US Open, i afrohet Rafael Nadalit (VIDEO)
Tenisti serb, Novak Djokovic ka triumfuar në garën e "US Open" dhe është shpallur fitues i fundit i Grand Slam-it për këtë vit.

Djokovic triumfoi duke mundur në finale argjentinasin Juan Manuel Del Potro 3-0 me sete, me rezultate, 6-3, 7-6 dhe 6-3 ndeshje kjo që zgjati plotë 3 orë e 15 minuta.

Ky është titulli i 14 Grand Slam për serbin (i treti në US Open), i cili barazon kështu amerikanin Pete Sampras, ndërkohë që i afrohet në renditjen historike Rafael Nadalit (16), ndërsa Federerin e shikon më larg (20). /albeu.com/
Shtuar më 10/09/2018, ora 10:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori