Tentoi ta shihte me sytë e tij rastin për gol, episodi me orën e gjyqtarit i CR7 pushton rrjetet sociale (VIDEO)
Cristiano Ronaldo i ka dhënë fund “pushimit” të janarit, ku ishte shfaqur shuëm larg formës së tij të zakonshme e tani ka filluar të argëtojë përsëri, por edhe të argëtohet vetë. Kjo shihej dje në ndeshjen ndaj Romës, ku sulmuesi portugez shënoi një gol e iu afrua ndjeshëm një tjetri, teksa goditi traversën e më pas pa sferën të përplasej në tokë pa kaluar vijën fatale.

Një episod i cili u shoqërua me një episode maft humoristik, i cili ka pushtuar rrjetet sociale për arsye të ndryshme. Gjyqtari i komunikoi Ronaldos se nuk ishte gol, pasi topi nuk kishte kaluar vijën fatale, meqë përndryshe do ia komunikonte teknologjia e vijës së portës, duke ia sinjalizuar në orën e tij. Ronaldo u përpoq që të kontrollonte vetë orën e gjyqtarit më këtë të fundit që duke qeshur tërhoqi dorën.

Një gjest i cili ka pushtuar rrjetin dhe është bërë objekt diskutimesh, pasi sigurisht një gjë e tillë është e ndaluar. Tifozët juventinë kanë parë anën humoristike të situatës, por rivalët e bardhezinjve kanë argumentuar se në ato momente Ronaldo duhej të ishte ndëshkuar me të verdhë e gjyqtari nuk kishte pse të mbronte portugezin nga një karton i verdhë.


Shtuar më 07/02/2021, ora 12:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori