Tërheq zvarrë kundërshtarin që simulon (VIDEO)

Skuadra kundërshtare është në avantazh, duhen edhe pak minuta nga fudi dhe një futbollist vazhdon të qëndrojë në tokë pas një kontakti në tentativën për të fituar sa më shumë kohë. Ndodh shpeshherë të shohim skena të tilla në futboll, por rasti më i fundit vjen ngs Kina e largët.

Wang Shouting, mesfushor i Shanghai Shenhua, në përpjekje për të nxjerrë jashtë vijave kufizuese kundërshtarin që simulon, vendon ta tërheqë zvarrë këtë të fundit.

Gjesti i tij shkakton kaos në fushë duke i kushtuar kartonin e verdhë dhe pas pak çastesh edhe të kuqin. /albeu.com/
Shtuar më 28/06/2013, ora 13:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori