Tërmet te PSG-ja, Neymar dëmtohet rëndë (VIDEO)
Neymar u dëmtua sërish ditën e djeshme në ndeshjen e Kupës së Francës kundër Strasburgut. Ai doli doli nga fusha duke lotuar.

Braziliani u largua nga fusha e lojës në minutën e 62-të, pasi vendosi keq këmbën pas ndërhyrjes së një kundërshtari dhe ndjeu dhimbje në kavilje.

Ishte e njëjta këmbë që ai dëmtoi edhe vitin e kaluar dhe pësoi krisje në njërin prej gishtave të këmbës.

PSG-ja ja doli të fitojë 2-0 me golat e Edinson Kavani dhe Di Marisë në një sfidë të dominuar totalisht nga ekipi i Parisit.

Me këtë fitore skuadra e drejtuar nga Tuchel siguroi kualifikimin në raundin e ardhshëm të Kupës së Ligës. /albeu.com/
Shtuar më 24/01/2019, ora 09:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori