Teuta konfirmon kandidaturën për kampione, mposht minimalisht Tiranën (VIDEO)
Tirana nuk ka mundur të përsërisë vetveten në ndeshjen e dytë të kampionatin, teksa është mposhtur në Pogradec nga Teuta. Durrsakët gjetën golin në minutën e 32, me anë të Lorenco Vilës dhe ia dolën ta ruanin avantazhin deri në fund.

Kryeqytetasit provuan gjatë gjithë ndeshjes, teksa rastet më të pastra i pati Vangjeli dhe Kobinah, por ky i fundit ishte i pafat duke qenë se goditja e tij u devijua nga Arapi dhe u përplas në shtyllë. Kështu, të besuarit e trajnerit Emanuel Egbo nuk ia dolën të gjenin rrugën e rrjetës dhe pësojnë humbjen e parë në kampionat duke mbetur në kuotën e tre pikëve, ndërsa Teuta pas dy ndeshjeve të para ka koleksionuar katër pikë.

Ndërkaq, për t’u theksuar edhe fakti se durrsakët janë kthyer në një “makth” për kampionët e Shqipërisë, teksa i kanë mposhturkatër ndeshjet e fundit.

Shtuar më 08/11/2020, ora 15:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori