Teuta poker Kastriotit, kërcënon dhe Partizanin (VIDEO)


Pëlqej
Teuta vijon rezultatet në kategorinë superiore, teksa kanë shkatërruar 4-0 në transfertë Kastriotin.

Djemtë e detit po zhvillojnë një super kampionat këtë sezon me në krye Bledi Shkëmbin në stol.

Në fakt Teuta e nisi mjaft mirë ndeshjen teksa gjeti golin në pjesën e parë me autor Sherif Kullakun.

pjesën e dytë bregdetarët shënuan dhe 3 gola të tjera fillimisht me Prognin dhe me afrikanin Amadu dhe me Vecaj.

Pas kësaj fitore të thellë Teuta ngjitet në vëndin e dytë me 32 pikë 4 pikë larg kreut që mbahet nga Partizani.

Ndërkohë Kastrioti vijon të ngelet në fund të tabelës së klasifikimit me vetëm 10 pikë /albeu.com/


Shtuar më 16/12/2018, ora 15:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori