Teuta triumfon ndaj Bylisit (VIDEO)






Teuta ka thyer “tabunë”, duke marrë fitoren e parë në shtëpi për këtë sezon në kampionat, teksa mposhtën ditën e sotme Bylisin me rezultatin 2-0.

Ishte një ndeshje e dominuar totalisht nga durrsakët ajo në “Niko Dovana”.

Lorenco Vila shënoi golin e parë për skuadrën e Edi Martinit në minutën e 28’, duke rrezikuar edhe më vonë në disa raste, por pjesa e parë u mbyll në avantazhin e një goli.

Pjesa e dytë nis aty ku u mbyll e para, me durrsakët më kërkues, duke kërkuar me ngulm golin e dytë, të cilin e gjetën në minutën e 66’.

Ishte Ildi Gruda, i cili 5 minuta pasi ishte futur në fushë, shpërthen bukur në të majtë, për të finalizuar aksionin më pas me gol.

Rezultati nuk ndryshoi më deri në fund, me Teutën që merr kështu një fitore shumë të rëndësishme dhe ngjiten në vendin e dytë me 23 pikë.
Shtuar më 15/01/2021, ora 20:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori