Theo Hernandez e nis më këmbën e mbarë, shënon supergol në miqësore (VIDEO)
Milani u ndesh me Novara sot në një ndeshje miqësore në qendrën e trajnimit të klubit Milanello.

Kjo ishte ndeshja e parë e Rossonerëve me Marco Giampaolo në krye. Ish menaxheri i Sampdoria testoi shumë lojtarë të rinj në ndeshje.

Një nga të sapoardhurit, Theo Hernandez, i cili u transferua në Milano këtë muaj nga Real Madridi në mënyrë të përhershme pati një debutim të madh, duke shënuar golin e vetëm të ekipit të tij në barazimin 1-1..
Shtuar më 19/07/2019, ora 19:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori