Thirrje raciste në takimin Crvena Zvezda-Galatasaray: Vrit, prit, që shqiptari të mos ekzistojë (VIDEO)
Urrejtja serbe ndaj shqiptarëve tashmë po kalon kufinjtë e të kuptueshmës. 16 mijë tifozë serb kanë thirrur njëzëri sllogane raciste anti-shqiptare, këtë herë në përballjen basketbolliste mes skuadrës serbe Crvena Zvezda fhe turqve të Galatasaray që u zhvilluar të mërkurën në Beograd, transmeton Portali Albeu.com.

Në takimin që u fitua nga vendasit, tifozeria serbe gjatë gjithë ndeshjes kanë bërtitur “Ubij, zakolji, da Šiptar ne postoji” (Vrit, prit, që shqiptari të mos ekzistojë) dhe “Ko ne skaçe, taj je Šiptar” (Kush s'kërcën, është shqiptar).

Në videon e mësipërme përveç thirrjeve raciste shihet edhe motra e Charles Jenkins, basketbollistit amerikan të Crvena Zvezda, e cila duket e tronditur nga thirrjet dhe atmosfera në sallë, shkruan Albeu.com.

Ndërkohë këtij skandali i kanë dhënë hapësirë edhe disa media serb mes të cilave edhe portali E-novine, i cili e ka pasqyruar lajmin me titull: Parada e urrejtjes në ARENA.

Shihni më sipër videon. /albeu.com/

Shtuar më 18/10/2014, ora 14:18
shqiptar
e Shtunë 18 Tetor 2014, Ora 21:03
ju shqiptaret mund ti shani po mos harroni se dhe kur thoni:'' kush skercen eshte shqiptar'' flisni shqip dhe kto jan shenja se ne jemi me te lashte se ju dhe se jemi autokton te atij vendi qe e keni mbushur me flliqesira
Kosovari
e Dielë 19 Tetor 2014, Ora 02:19
Shpresoj ta keni kuptuar ju shqiptaret e Shqipris se qfar race e poshterf jane serbet te cilet po duket se kohve te fundit goxha jeni dashuruar ne ta !!!
ilir sula
e Dielë 19 Tetor 2014, Ora 13:29
Vellau yne shqipetar i kosoves , ne shqipetaret e shqiperise nuk kemi dashur asnjehere as serbin dhe as grekun .Por kemi luftuar gjithmone. Ne UCK ka pasur plot shqipetar te shqiperise.Fakte ke plote e pa fund.
kastriot aliu
e Dielë 19 Tetor 2014, Ora 16:44
besoj se keta te Shqiperise me ne fund e kuptuan serbine e vertet.se kur ish une me pushime ne Durres na thonin juve me serbet mire ishit pse i ngacmonit.
tash u binden keta se c`kemi hequr ne me ta,dhe plus jane te vetmit qe nuk na referohen si shqiptare qe jetojme jashte territorit Shqiptar,por na referohen si Kosovar.
por prape i dua se i kam vellezer,por me sa kam pare une ndejnja atdhetarie vetem veriu ushqen,se sa per jugun Shqiperia qe moti do shuhej.
bekkime nga Ferizaj!
Verior Jugori
e Hënë 20 Tetor 2014, Ora 02:22
Vellezer dhe motra. Mos bini pre e propagandes serbe se gjoja s'ka patriote ne Shqiperi. Ne jemi te gjithe njesoj, kudo ku jetojme. Nje gjak, nje fytyre, nje temperament, te mirat dhe te keqijat ne te njejten sasi i kemi. Me kalimin e kohes, edhe ato pak ndasi dhe ndryshime te vogla qe i kemi trasheguar nga ndarja e gjate do te zhduken. Kjo eshte ajo qe i kall daten dhe i le pa gjume serbet dhe greket. Por e ardhmja Shqiptare eshte e ndritur. Vetem duhet te kemi kujdes qe t'i edukojme brezat me kujdes, te ruajme grate, nenat dhe motrat tona, te cilat jane edhe shtylla kryesore e forces sone, dhe te ushqejme dashurine per Shqipen, gjuhen dhe vetedijen Shqiptare.
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori