Tifozët e Barcelonës ofendojnë Moratan, por shikoni si i përgjigjiet sulmuesi (VIDEO)
Alvaro Morata ka qenë në shënjestër të koreve të tifozëveBarcelonës gjatë sfidës së mbrëmshme mes Barcelonës dhe Chelseat.

Edhe pse sulmuesi spanjoll u hodh në fushë si zëvendësues, ato pak minuta mjaftuan që të krijohej tension midis tij dhe tifozëve vendas.

Tifozët po e ofendonin atë me korë ku thuhej “Madrilen, biri i k…..”. Por, Morata nuk e ka pritur aspak mirë këtë gjë dhe ka reaguar turpshëm duke prekur organet e tij gjenitale.

Sigurisht që kjo gjë i ka acaruar edhe më shumë tifozët, që kanë vazhduar me fyerjet në drejtim të tij deri në fundin e takimit.

Kujtojmë që Alvaro Morata është një madrilen i lindur, sepse është rritur në akademinë e Realit duke shkuar deri tek ekipi i parë. /albeu.com/
Shtuar më 15/03/2018, ora 16:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori