Tifozët e Benfiicas e vërshëllyen, James i provokon me një “manita” (VIDEO)


Pëlqej
Bayerni i Munichut e nisi me fitore aventurën për këtë sezon në UEFA Champions League, përballë skuadrës së Benfikës. Për bavarezët shënuan sulmuesi Robert Levandovski dhe mesfushori Renato Sanches.

Ky i fundi kishte luajtur më parë për Benfican dhe pasi shënoi golin nuk festoi në respekt të tifozëvecilët u çuan në këmbë dhe e duartrokitën.

Por me të njëjtën dëshirë që duartrokitën Sanchesin, ata vërshëllyen James Rodriguezin në momentin e zëvendësimit pasi ai më parë ka qenë lojtar i rivalëve të tyre të përbetuar, Porto.

Por edhe kolumbiani nuk qëndroi pa iu përgjigjur tifozëvecilët i provokoi duke ngritur dorën e tij lart, për t’i kujtuar fitoren e thellë 5-0 që Porto mori përballë Benficas.
Shtuar më 20/09/2018, ora 17:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori