Tifozët e Fiorentinës tallen me Buffonin teksa u akordohet penallti (VIDEO)

Pëlqej
Deklaratat e Gigi Buffonit, pas mbrëmjes së ‘zezë’ të Madridit, duket se kanë bërë xhiron e botës, teks nuk janë kursyer edhe ironitë ndaj kapitenit të baredhezinjve.

Në ‘Artemio Franchi’ teksa po luhej takimi mes Fiorentinës dhe Spalit gjyqtari i takimit, Orsato vërshëlleu një penallti për vendasit, ndërsa tifozët e Fiorentinës filluan të këndonin në kor ‘Insensibile (i pandjeshëm)’, referuar deklaratave të portierit të bardhezinjve.

Kjo pasi Buffon akuzoi gjyqtarin kundër Realit se u tregua pa ndjenja, kur vendosi të akordojë atë penallti në sekondat e fundit. /albeu.com/
Shtuar më 17/04/2018, ora 09:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori