Tifozët e Hajduk Split futen në fushë t’i sulmuar lojtarët (VIDEO)
Hajduk Split është tronditur në shtëpi duke humbur nga Gzira e Maltës në Ligën e Evropës.

Klubi kroat ndeshjen e parë e kishte fituar në Maltë 2-0 avantazh, ndërsa para 20,000 tifozëve në shtëpi humbi 3-1 duke i kushtuar me eliminim.

Pas ndeshjes, tifozët">tifozët e pakënaqur u futën në fushë duke tentuar madje t’i sulmojnë edhe lojtarët, por gjithçka ishte vetëm verbale sepse konflikti fizik pamundësua nga rojet e sigurisë.

Shumë tifozë u futën në fushë dhe vetëm vrapuan, duke mos pasur rastin të ofrohen.

Kanë qenë rreth 50 tifozë që nga tribuna e veriut pasi rënies së bilbilit të fundit e kanë kaluar gardhin dhe kanë vrapuar drejt fushës.

Shtuar më 19/07/2019, ora 08:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori