Tifozët e Liverpool nuk do donin kurrë ta shihnin këtë moment, Minler dhe Salah shtyhen për penalltinë (VIDEO)
Dikur Neymar dhe Cavani, tani Salah dhe Milner janë shtyrë kush ta ekzekutojë penalltinë.

Liverpooli ka rrëmbyer tri pikë të arta në xhiron e 35 në Premierligë, duke e mposhtur 2-0 në udhëtim te Cardiff City.

"Redsat" triumfuan 2-0 me golat e Georginio Wijnaldum në minutën e 57’ dhe James Milner nga penalltia në minutën e 81’.

Por, një episod interesant ndodhi para se Milner të shënojë nga pika e bardhë, diçka që e kemi parë të ndodhë shpesh në klube të ndryshme, rasti më i freskët mes Neymarit e Cavanit.

Mohames Salah dhe James Milner u panë duke u shtyrë se cili të ekzekutojë penalltinë.

minutën e 80-të, Salah e fitoi atë, por ishte i pafuqishëm ndaj Milner, i cili ia rrëmbeu topin nga duart. /albeu.com/
Shtuar më 21/04/2019, ora 20:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori