Tifozët e Liverpoolit janë të çmendur, shikoni çfarë i bëjnë mbrojtësit Van Dijk (VIDEO)
Ekipi i Liverpooli po kalon një formë të jashtëzakonshme në kampionat ku mban vendin e parë dhe është 6 pikë larg vendit të 2.

Një rol të rëndësishëm ka luajtur edhe mbrojtësi holandez i qendrës, Virgil Van Dijk, ku përpos formës fantastike të portierit Alisson, paraqitjet e tij kanë qenë e jashtëzakonshme. Ekipi i Klopp ka pësuar vetëm 7 gola në 19 ndeshje, duke e mbajtur portën të pastër 12 ndeshje.

Tifozët e Liverpoolit njihen si një nga më të zjarrtët. Ata i kanë kushtuar vëmendje të veçantë shtatlartit të mbrojtjes duke i kushtuar edhe një kor special. “Ai është Virgil Van Dijk, ai është qendërmbrojtësi ynë, ai është numri ynë 4, e shohim të mbrojë dhe e shohim të shënojë, ai do ta pasojë topin qetësisht si t’iu pëlqejë”. /albeu.com/

Shtuar më 27/12/2018, ora 19:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori