Tifozët e Milan duan Balotellin (VIDEO)
Jashtë kangjellave të Milanello tifozët kuqezinj presin të zyrtarizohen shitjet e Zlatan Ibrahimoviç dhe Thiago Silva për te Paris Saint Germain. Pjesa më e madhe e tyre e mirëpresin vendimin e suedezit por nuk e aprovojnë atë të mbrojtësit brazilian.

"Këto para duhen përdorur menjëherë: të blejmë Balotellin", shprehet një tifoz.

Por ka edhe nga ata që e kundërshtojnë presidentin Silvio Berlusconi: "Bëri sikur nuk do e shiste Thiago Silva për të mos humbur abonimet e tifozëve dhe tani që i siguroi e shiti". /albeu.com/
Shtuar më 13/07/2012, ora 15:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori