Tifozët e painformuar: Pse u aktivizua Suarez?! (VIDEO)
Pëlqej
Shumë tifozë duket se nuk e kanë kuptuar ende vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS) sa i përket
zbutjes" së dënimit për sulmuesin uruguajan Luis Suarez. Blerja e bujshme e Barcelonës u dënua nga FIFA me katër muaj mosaktivizim dhe9 ndeshje me Kombëtaren, përfshirë këtu edhe stërvitjet apo ndeshjet miqësore.

Por, javën e kaluar, Gjykata i dha leje ish yllit të Liverpool që të stërvitet me ekipin e ri dhe të luajë në miqësore, por konfirmoi dënimin se: nuk ka të drejtë të luajë deri më 26 tetor. Prandaj dhe Suarez debutoi dje për Barcelonën në fitoren 6:0 ndaj skuadrës meksikane Club Leon në "Joan Gamper Trophy".

Por, aktivizimi i tij befasoi shu,ë tifozë që shprehën habinë e tyre në Twitter se pse Suarez është duke luajtur për Barcelonën kur është i dënuar.../albeu.com/
Shtuar më 19/08/2014, ora 11:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori