Tifozët kosovarë "pushtojnë" Anglinë
Edhe pse kanë mbetur edhe shumë ditë nga ndeshja me Anglinë, në Kosovë kanë nisur shitje e biletave.

Skuadra dardane do të jetë mike e kombëtares së Tre Luanëve mbrëmjen e 10 shtatorit, takim që mund të vendos edhe rekord sa i përket tifozëve. Rreth 1600 tifozë kosovarë pritet të udhëtojnë drejt gadishullit, rekord ky për tifozët e kombëtares dardane.

Sipas zv. sekretarit të FFK-së, Arianit Ahmeti, Federata e Anglisë e ka për obligim të rezervoj 5% të biletave për tifozët e Kosovës.

"Sipas rregullores së UEFA-së, ata janë të obliguar që të ndajnë 5% të biletave për tifozët tanë, nëse Federata i kërkon. Nëse shkojmë, FFK-ja duhet të dërgoj atje stjuardë dhe policë që do të garantojnë sigurinë e tifozëve tanë. Ka interesim të madh nga tifozët por kjo është kompetencë e Komitetit Ekzekutiv që të vendos pro apo kundër" deklaroi Ahmeti për Indeksonline.

Ndeshja Angli-Kosovë zhvillohet me 10 shtator në stadiumin e "Southamptonit St. Mary’s". Kapaciteti i këtij stadiumi është 32,505 ulëse dhe 1,600 ulëse i takojnë tifozëve "Dardanë".
Shtuar më 14/05/2019, ora 11:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori