Tifozët madrilenë vënë Ronaldon në siklet për largimin te Juventus (VIDEO)
Pëlqej
Cristiano Ronaldo është larguar nga Real Madrid pas 9 vitesh tepër të suksesshëm.

Por mesa duket nëMadrid vazhdojnë ta duan "idhullin" e tyre.

Ai mbrëmë është kthyer në shtëpinë e tij në Madrid, ku është pritur nga disa tifozë, të cilët e kanë pyetur se pse është larguar nga Reali.

Madje kishte një moment shumë qesharak, kur njëri i tha se nuk po besonte që po e shihte për herë të fundit.

Tifozi: Pse u largove? Faleminderit për gjithçka. Do të na mungosh. Nuk po më besohet se është hera e fundit që do të shohim.

Ronaldo: Hera e fundit? Jooo. Nuk do të vdes!

Ronaldo me Juventusin ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2022 dhe do të përfitojë 30 milionë euro në sezon./albeu.com/
Shtuar më 18/07/2018, ora 09:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori