Tifozët "ngacmojnë" Wenger: Bli Higuain (VIDEO)
Arsene Wenger
Arsene Wenger ishte në "Wembley" për të ndjekur nga afër finalen e Champions League mes Borussia Dortmund dhe Bayern Munchen. Por ku po dilte nga stadiumi, trajneri i Arsenal është përballur me disa fansa të "Topçinjëve", të cilët kanë kërkuar nga francezi të blejë në merkato sulmuesin e Real Madrid Gonzalo Higuain.

Wenger nuk i ka kthyer përgjigje tifozëve por duhet pritur për të mësuar nëse do t'ia plotësojë dëshirën apo jo.

Kujtojmë që Higuain është shumë pranë kalimit te Juventus. /albeu.com/
Shtuar më 28/05/2013, ora 18:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori