Tifozet polake "çmenden" për Buffon (VIDEO)
Pëlqej
Ka dalë befasisht nga hoteli super i blinduar i Wieliczka për të përqafuar tifozët e tij. Gigi Buffon ka lënë skaudrën për tu fotografuar me fansat e tij dhe për të dhënë autografe.

Shumë të lumtura janë parë tifozet polake të cilat kanë mundur të kenë një fotografi me gardianin Axurr. Shumë prej tyre kanë mundur të prekin nga afër Buffon edhe pse masat e sigurisë janë tepër të ashpra dhe rregullat e Italisë nuk lejojnë shumë ekspozime të tilla për futbollistët e saj.

Megjithatë, kur sheh kaq shumë femra, një pjesë e të cilave bashkë me foshnjet e tyre, që kërkojnë të bëjnë fotografi apo të marrin autografe, ia vlen të thyesh edhe rregullat. /albeu.com/
Shtuar më 08/06/2012, ora 12:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori