Tifozët "pushtojnë" fushën (VIDEO)
Pas shtatë sezonesh në purgator, skuadra e Southampton më në fund rikthehet në majën e futbollin anglez, Premier League. Klubi, i cili ra në Championship në vitin 2005 dhe më pas në 2009 në League 1 për motive finaciare siguroi kalimin në Premier League pasi u rendit këtë sezon e dyta pas Reading.

Në ndeshjen e fundit në shtëpi Southampton mundi 4-0 Coventry dhe në përfundim të ndeshjes, sapo arbitri i ra bilbilit, mijëra tifozë u futën në fushë për të festuar fitoren. /albeu.com/
Shtuar më 30/04/2012, ora 16:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori