Tifozët vendosin bast në rrugë, kush kërcen sa Ronaldo fiton 1 mijë paund (VIDEO)
Tifozët mundohen të kopjojnë idhujt e tyre, sipas stilit të flokëve, veshjes, apo edhe në tatuazhe, teksa blejnë edhe fanellat e tyre, vit pas viti.

Por, dy të rinj, kanë vendosur që t’i shpërblejnë tifozët, që ia dalin të kopjojnë atë që bëjnë lojtarët në fushë.

Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, dy të rinj kanë vendosur të dhurojnë plot 1 mijë paund, për këdo që ia del të kapë me kokë topin, në lartësinë 2.65 metra.

Kjo ishte lartësia që portugezi shënoi në fundin e sezonit, në takimin ndaj Torinos, një nga golat më të bukur të tij me kokë.

E në fakt, pas shumë tentativash nga njerëz të ndryshëm në rrugë, një prej tyre ia doli ta prekte topin, dhe mori paratë e premtuara.
Shtuar më 28/07/2019, ora 22:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori