Tifozi futet në fushë dhe gjuan goditjen e dënimit (VIDEO)
Pëlqej
Një tifoz u arrestua pasi ndërpreu derbin londinez Tottenham-West Ham, i fituar 1-0 nga "Gjelat". Teksa Christian Eriksen po bëhej gati të gjuante një goditje dënimi tifozi mundi të futej në fushë dhe pas një vrapimi galopant goditi topin, i cili u prit nga portieri spanjoll i West Ham, Adrien.

Forcat e sigurisë reaguan menjëherë duke e ndalur tifozin 22-vjeçar, i cili u arrestua më pas nga policia.

Golin e fitores për Tottenham e shënoi Dier. /albeu.com/
Shtuar më 17/08/2014, ora 12:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori