Tifozi i kërkon llogari Tares për eleminimin nga Europa League (VIDEO)
Pëlqej
Humbja ndaj 0-3 ndaj Sparta Pragës në Europa League nuk është kapërdirë lehtë nga tifozët e Lazios.

Një grup i vogël tifozësh është mbledhur sot në Formello atje ku ekipi zhvillon seancat stërvitore duke pritur lojtarët dhe drejtuesit për t’ju kërkuar llogari.

Njëri prej tyre ka qenë edhe Drejtori Sportiv, Igli Tare i cili është vënë në shënjestër nga një tifoz.

Ky i fundit e ka ndaluar Tarën kur po futej brenda dhe i është drejtuar më tonë të larta.

Tare e ka degjuar për pak momente e më pas është larguar. /albeu.com/

Shtuar më 18/03/2016, ora 14:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori