Tifozi sulmon lojtarin kundërshtar, por shihni si e pëson (FOTO-VIDEO)

Derby County po i nënshtrohet një hetimi nga ana e Federatës Angleze të Futbollit pasi një tifoz i tyre mundi të futej në fushën e lojës në ndeshjen kundër Nottingham Forest dhe të gosite me grusht futbollistin e skuadrës mike Kelvin Wilson, ndërsa presidenti të Nottingham Fawat Al-Hasawi iu dëmtua makina pas ndeshjes.

Tifozi u fut në fushë disa sekonda pasi arbitri kishte mbyllur derbin e Midlands-it lindor, por u ndal në mënyrë spektakolare nga lojtari i Nottingham Forest Jack Hobbs, i cili me një stil që e shohim në rzgby e hodhi në tokë për t'ia lënë më pas në duart e punonjësve të sigurisë. /albeu.com/


Shtuar më 18/01/2015, ora 11:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori