Tirana mposht Apoloninë, ja incidenti me portierin serb (VIDEO)
Pëlqej
Tirana mposht në transfertë 0-2 Apoloninë, në një ndeshje ku nuk ka munguar tensioni. Në momentin e ekzekutimit të penalltisë nga Mario Morina, futet në fushë një tifoz i Apolonisë, Kristaq Ziu me flamurin kuqezi me mbishkrim "Flamuri më i bukur në botë".

Aty pranë gjendet portiere serb i Apolonisë, pas tifozit, të cilit i afrohet dhe i’a heq nga duart flamurin. Ndërkohë i afrohen shokët e skuadrës për ta qetësuar gardianin e Fierit.

Tifozët nuk e "falin" serbin, pas reagimit të tij në atë incident, ndërsa thurin "kore ofenduese" ndaj tij të dy tifozëritë, ata vendas dhe "Fanatiksat".

Tekniku i Apolonisë, Mërgjyshi detyrohet të hedhë në fushë portierin e dytë, Endrit Çakon duke nxjerë jashtë Cakoviçin.


Por pavarësisht kësaj Tirana ka dominuar ndeshjen që nga minuta e parë e deri tek e fundit dhe për rrjedhojë duke gjetur dy herë rrugën e rrjetës, në minutën e 25 me Morinën dhe në të 79-ën me Muçën.

Me këtë fitore skuadra e Gugash Maganit ngjitet përkohësisht në vend të tretë në kuotën e 54 pikëve, 1 më shumë se Partizani që luan në ora 17:00 përballë Laçit. /albeu.com/

APOLONIA – TIRANA 0-2
Golat: Morina 25 (pen), Muça 79

Shtuar më 22/03/2015, ora 15:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori