Tirana triumfon me përmbysje ndaj Kukësit dhe merr për herë të parë kreun (VIDEO)






Tirana ka bërë përmbysjen e çmendur 2-1 në sfidën ndaj Kukësit e vlefshme për javën e 23-të në Kategorinë Superiore.

Fillimisht ishte Kukësi që kaloi në avantazh. Në minutën e 52’ Kukësi kalon në avantazh 1-0 ndaj Tiranës në ndeshjen e vlefshme për javë e 23-të në Kategorinë Superiore.

Por në pjesën e dytë bardheblutë shënuan dy herë brenda dy minutave fillimisht me anë të Idriz Batha i cili nxori nga repertori i tij një "perlë" të vërtetë duke shënuar nga goditja e dënimit.

Torasa kalon në avantazh bardheblutë. Pas një depërtimi fantastik të Kobina nga e djathta, ky i fundit asiston për argjentinasin Torasa, i cili e ka shumë të lehtë me portën e boshatisur të shënoje.

Me këtë fitore Tirana ngjitet në vendin e parë me 44 pikë duke zbritur Kukësin kështu në vend të dytë me 42 pikë.
Shtuar më 21/02/2020, ora 19:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori