Tirana triumfon ndaj Laçit dhe blindon kreun (VIDEO)
Tirana duket të jetë e pandalshme në kampionat teksa ka regjistruar një tjetër fitore ndaj Laçit.

Takimi u mbyll me shifrat minimale 1-0 ku ishte Michael Ngoo i cili shënoi në minutën e 73'.

Pas një krosimi në zonë, portieri i kurbinasve, Stazhilla bëri një dalje të gabuar dhe u ndodh në kundërkohë me Ngoo i cili e dërgoi topin në rrjetë.

Ndeshja filloi shumë e zjarrtë që në fillim me të dyja ekipet në sulm por pa pasur konkretizime.

Gjithashtu nuk munguan dhe gabime nga të dyja skuadrat. Në minutën e 67', Muça për pak sa nuk i dhuroi një gol Laçit teksa e kthehu topin prapa tek portieri.

Sulmuesi i kurbinasve nuk arriti ta kapë topin i cili u largua nga gardiani i bardhebluve, Lika.

Me këtë fitore Tirana shënon një prej sezoneve më të mira. Në 13 ndeshjet e fundit, bardheblutë kanë fituar 12 dhe kanë barazuar 1.

Ata kryesojnë kampionatin në kuotën e 53 pikëve.

Shtuar më 08/03/2020, ora 18:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori