Tirana triumfon në sekondat e fundit ndaj Bylis, bardheblutë 1 pikë larg kreut (VIDEO)






Tirana ka fituar në mënyrë dramatike me shifrat 2-1 përballë Bylisit një ndeshje shumë të rëndësishme duke u ngjitur në vendin e dytë në Superiore.

Gjithçka ka ardhur me një gol në minutën e 96 mes protestave të ballshotëve të cilët pretenduan për faull të Ngo ndaj Hidit.

Ata kishin protestuar me të drejtë edhe në golin e parë të Tiranës, ku Kale preku topin me dorë përpara se të çonte sferën në rrjetë.

Por ballshiotët barazuan me penalltinë e Hidit pas një prekje me dorë të Dokës në pjesën e dytë. Miqtë mbetën me 10 lojtarë në minutat e fundit pas kartonit të kuq të Mëllugjës.

Tirana ngulmoi dhe në fund shënoi një gol mes rrëmujës, ku Ngo fillimisht prek topin me dorë, ndërsa ishte edhe në pozicion jashtë loje, Por Jorgji nuk dëgjoi asnjë nga protestat e ballshiotëve dhe dekretoi golin e 2-1 që i dha tre pikë të arta Tiranës.

Shtuar më 22/01/2020, ora 19:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori